Juventusi synon ta ruajë ecurinë e përkryer pa humbje në të gjitha garat deri tani këtë sezon, edhe sonte kundër Lokomotiv Moscow në Ligën e Kampionëve.

Kampioni italian është nikoqir i vizitorëve nga Rusia në Torino, në ndeshjen e rrethit të tretë të Grupit D, që nis në orën 21:00, raporton Gazeta Express.

U udhëhequr në sulm nga Cristiano Ronaldo, skuadra e Maurizio Sarrit e kërkon fitoren e dytë radhazi pas triumfit ndaj Bayer Leverkusenit në xhiron e kaluar dhe ruajtjen e pozitës së parë në grup.

Klubi rus, ndërkohë, do ta kalonte Juven në grup me një fitore eventuale tronditëse sonte në Allianz Stadium. Shikoni LIVE ndeshjen: Lokomotiva vs Juventus HD.

Gjithashtu takimi tjetër Galatasaray vs Real Madrid LIVE./teleshkronjapost.info/

Loading...