Lojtaret me te shpejte ne Ligen e Kampioneve

Sezonin e kaluar trofeun e shumë dëshiruar të Ligës së Kampionëve e fitoj Liverpool në krye me teknikun gjerman Jurgen Klopp, duke i dhënë fund dominimit prej tre vitesh rresht të Real Madridit.

E nga pikërisht nga kjo skuadër, doli edhe lideri i mbrojtjes së Liverpoolit, Virgil Van Dijk si lojtari më i mirë nga UEFA, falë përformancës së jashtëzakonshme individualisht dhe kolektivisht.

Van Dijk mbërriti një nga sukseset më të mëdha individuale, duke mos u dribluar nga asnjë lojtarë kundërshtarë për më shumë se 65 ndeshje rresht.

Përveq këtij rekordi, mbrojtësi holandez mbanë edhe një rekord tjetër në UEFA Champions League, shkruan Teleshkronja Post.

Sipas uebsajtit Squawka.com, hoalndezi mbanë rekordin e vitit të kaluar si lojtari më i shpejtë në Ligëne Kampionëve 2018-19, me shpejtësi prej 34.5 (km/h) [Video në fund të artikullit].

Në vendin e dytë është anësori i Man City, Leroy Sane, me 34.4 (km/h), ndërsa vendi i tretë i takon Kyle Walker me 34.2 (km/h).

Lista e plotë, më poshtë e 17 lojtarëve më të shpejtë në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar 2018-19:

Në këtë listë bëjnë pjesë edhe futbollistë të shpejtë si Leroy Sane, Gareth Bale ose Gabriel Jesus, mirpo surprizë mund të jetë shembull Sergio Busquets apo Romelu Lukaku, të cilët nuk njihen për shpejtësi individuale.

Mbrojtësi Virgil van Djik këtë shpejtësi marrëmendëse e ka realizuar ndaj Barcelonës në Camp Nou.[Video më posht]./GazetaTeleshkronjaPost/

Loading...