Ka përfunduar finalja e Super Kupës së Anglisë ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Cityt, dhe trofeun e fituan

Ndeshja e cila u luajt në Wembley Stadium, ishte një takim plot spektakël nga të dy ekipet, shkruan Teleshkronja Post.

Pjesa e parë ishte shumë e mirë për Manchester Cityin, të cilët e filluan shumë mirë, pasi kaluan në epërsi falë golit të Raheem Sterling pas 12′ minutash lojë.

Goli i Sterling pas 13′ minutash lojë. Foto: BR.

Kështu përfundoj pjesa e parë me rezultat 0-1 për Cityn, të cilit ekip i takoj edhe dominimi në pjesën e parë.

Ndërsa pjesa e dytë ishte shumë më ndryshe, pasi Liverpool mori kontrollin e lojës, ku e goditi dy herë shtyllen para se ta shënonte golin e barazimit.

Në minutën e 77′ pas asistimit të Virgil van Dijk, Joel Matip shënoj gol dhe barazoj rezultatin në 1-1.

Festa e Joel Matil pas golit të shënuar.

Pas dy minutash u fut në lojë edhe Xherdan Shaqiri, i cili pati paraqitje shumë të mirë për aq sa luajti.

Kështu përfundoj koha e rregullt (1-1), dhe ndeshja shkoj në penalti direkt, ku Manchester City fitoj pas penaltive me rezultat 4-5.

Golat nga koha dhe rastet nga koha e rregult 90 minuta 1-1. Penaltitë në fund të artikullit.

Për Liverpoolin penaltitë i shënuan, Xherdan Shaqiri, Adam Lallana, Chamberlain dhe Salah, por e humbi Wijnaldum.

Për Manchester Cityn shënuan të gjithë, Gundogan, Bernardo Silva, Phil Foden, Zinchenko, Gabriel Jesus.

Kështu Pep Guardiola mposhtë edhe një herë Jurgen Klopp në ndeshjet finale./TeleshkronjaPost/

Loading...