LIVE: Liverpool vs Barcelona

Liverpooli, me Xherdan Shaqirin titullar, i duhet një mrekulli në përpjekje për ta përmbysur Barcelonën në mënyrë që të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve për vitin e dytë radhazi.

Tekniku gjerman, Jurgen Klopp do të tentojë ta organizojë njërin prej rikthimeve më të mëdha në Ligën e Kampionëve sonte në orën 21:00 në Anfield, por do t’i duhet ta bëjë këtë pa ndihmën e dyshes madhështore, Mohamed Salah dhe Roberto Firmino.

Klubi katalunas, Barça, e fitoi bindshëm 3-0 ndeshjen e parë në Camp Nou dhe sonte kërkon ta ruajë këtë epërsi për ta arritur finalen e parë pas plot katër viteve në Ligën e Kampionëve.

Për shkak të mungesës së dy lojtarëve kryesorë të The Reds, Mohamed Salah dhe Firmino, kosovari i Zvicrës Xherdan Shaqiri luan nga fillimi bashkë me Sadio Mane dhe Divock Origit.

Loading...