Real-Madrid-Manchester-United-Barcelona revenue 2017-18

Rezultatet e dobëta të Manchester Unitedit, gjatë kohës sa ishte trajner Jose Mourinho, kanë bërë që Real Madridi ta zë vendin e parë si klubi që fiton më së shumti para në Evropë.

Gjatë vjetëve të fundit, këtë pozitë e kishin mbajtur vazhdimisht “Djajtë e kuq”.

Për më tepër, Manchester Unitedin tani e ka kaluar edhe Barcelona, që radhitet në pozitën e dytë. “Djajve të kuq” u është afruar edhe rivali i qytetit, Manchester Cityt, i cili megjithatë mbetet në pozitën e katërt.

Përfitimet e Manchester Unitedit u ngritën pasi që klubi u kthye sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve. Mirëpo, kjo rritje ishte vetëm për dy për qind, më e vogël se klubet e tjera në Top 5 të kësaj renditje.

Loading...