Benzema Takefusa Kubo me super gol ne stervitje

Lidhja Benzema-Kubo vërehet qysh në stërvitjen e parë me një super gol (VIDEO)

Klubi i Real Madridit ka filluar stërvitjet për parasezonin 2019/20 para dy ditësh me disa transferime të reja të ardhur këtë verë.

Ndër ata që erdhen këtë verë tek ‘Los Blancos’ ishte edhe mesfushori ofenziv nga Japonia, Takefusa Kubo.

Dita e parë e stërvitjes ishte më shumë ushtrime fizike, ndërsa në ditën e dytë patën ushtrime me top.

Në stërvtije u dallua mjaftë shumë talenti japonez, Kubo, i cili bashkë me Karim Benzeman patën një lidhje të shkëlqyer në Montreal me këtë lojë me cilësi të lartë që tregoi një lidhje të mirë mes tyre.

Një video nga e përditshmja spanjolle, Diaro AS, shihet kombinimi i bukur mes dy futbollistëve, përcjellë teleshkronja.

Shiko videon më poshtë të golit të bukur pas kombinimit mes Ferland Mendy, Toni Kroos, Kubos dhe golit Benzemas:

Real Madridi do ketë disa ndeshje përgatitore para fillimit të sezonit në Kanada dhe SHBA.

Loading...