100 mijë euro gjobë për “talljen” me himnin kombëtar per Federaten e Frances

Në ndeshjet e muajit shtatorë për kombëtaret ndodhi një nga gafat më të mëdha viteve të fundit sa i përket protokolit të ndeshjeve dhe gabimit në organizim.

Kombëtarja shqiptare u gjend në një moment të sikletshëm gjatë ndeshje me Francën para pak ditësh, në ndeshjen kualifikuese e vlefshme për Euro 2020.

E kjo mund t’i kushtojë shumë francezëve, pasi UEFA pritet të marrë masa duke e dënuar Francën, transmeton Teleshkronja Post.

Federata Franceze e Futbollit ia huqi protokollit duke ngatërruar himnin e Shqipërisë me atë të Andorës, ndërsa disa minuta më vonë prezantuesi i kërkoj falje Armenisë duke shtuar edhe një gabim.

Gazeta franceze “L’Equipe” shkruan se incidenti me himnin kombëtar të Shqipërisë, në ndeshjen Francë-Shqipëri, nuk është pritur mirë nga UEFA, dhe është hapur një procedim disiplinor.

Revizsta prestigjoze franceze raporton se dënimi do të bëhet publik në datën 17 tetor, teksa Franca pritet të dënohet me 100 mijë euro nga UEFA, nndërkohë që nuk është çudi që të kemi një pezullim të fushës.

Rikujtojmë se ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë nisi me 7 minuta vonesë, pasi në “Stade de France”, u ekzekutua himni i Andorrës./GazetaTeleshkronja/

Loading...