Legjenda Ian Wright bën parashikimin e fituest të Premier League

share

Legjenda e Arsenalit dhe Anglisë ka parashikuar të gjitha ndeshjet e mbetura të Liverpulit dhe Man City për të parashikuar kampionin e Premierligës angleze.

Gara e titullit të Premierligës në mes të Liverpoolit dhe Manchester City duket se do po mbahet në një fije peri dhe detajet do ta bëjnë dalimin në fund.

Pas parashikimit të rezultateve të të gjitha ndeshjeve të mbetura për secilin nga dy kandidatët në Premier Ligës sot, Ian Wright mendon se vetëm një pikë do t’i ndajë të dyja ekipet në fund të sezonit.

Dhe është një lajm i mirë për Liverpulin, i cili ish sulmuesi i Arsenalit dhe anglezit mendon se do të marrë kurorën që do të ishte fundi dramatik i sezonit.

Wright beson se të dy klubet do të lëshojnë pikë në duart e Tottenhamit – të cilët Liverpool do të presë të dielën e ardhshme.

Por ai llogarit derbin e Manchesterit si ndeshja vendimtare që do t’i japë Jurgen Kloppit avantazhin e tij, shkruan Teleshkronja Post.

“Një pikë, kjo është diferenca!” Tha Wright për Liverpoolin.

“E pra kjo është ajo që shpresoj [që të shkojë deri në ditën e fundit].”

“Jam shumë i kënaqur me këtë sepse besoj se Tottenham do të barazoj kundër të dyve [Manchester Cityt dhe Liverpoolit].”

“Dhe unë mendoj se derbi i Manchesterit në atë fazë të sezonit do të jetë kaq intensiv dhe vendimtarë.”

“Ju e dini që parashikimet e mia nuk janë një milion milje larg, kam shumë korrespondenc, në fund pres të thoni ‘keni pasur të drejtë, keni pasur të drejtë’.

“Unë shpresoj se kam të drejtë, por unë nuk mund ta shoh që Man City të humbas shumë, thjesht nuk mund t’i shoh ata të humbasin shumë.”

Tifozët e Reds do të shpresojnë që parashikimet e Wright të bëhen të vërteta ndërsa ndjekin titullin e parë të tyre në Premier League në fund të një sezon të tensionuar./TeleshkronjaPost/

Loading...