Sonte Policia e Kosovës ka konfirmuar se janë liruar shtatë shtetasit çekë dhe një serb që planifikonin ta lëshonin dronin me mbishkrime “Kosova është Serbi” në ndeshjen Kosovë – Republika e Çekisë dy ditë pas arrestimit.

Ashtu siç ishte njoftuar një ditë më herët e të arrestuarve janë gjashtë meshkuj dhe dy femra, të cilëve iu ka konfiskuar një dron dhe disa banera me mbishkrime në gjuhën serbe.

Në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se tetë tifozët janë liruar në konsultim me prokurorinë.

“Lidhur me shtatë shtetasit nga Republika e Çekisë dhe njërit me nënshtetësi nga Serbia, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime sipas procedurave ligjore, u janë konfiskuar disa pajisje dhe në konsultim me prokurorinë janë liruar dje, të njëjtit janë trajtuar edhe sipas ligjit për të huajt, ku të njëjtëve iu janë shqiptuar edhe gjobat bazuar në këtë ligj”, ka thënë zëdhënësi i policisë.

Tifozët janë ndëshkuar me gjoba të cilat janë të bazuar në ligjet e vendit tonë, derisa pankartat dhe droni ishin gjetur gjatë kontrollit në rrugën Shtërpcë – Prevallë.

Në këtë kontroll, aty ishin gjetur edhe një makinë që ishte e mbuluar me mbishkrim në gjuhën serbe, një radiolidhje dhe disa flamuj./GazetaTeleshkronja/

Loading...