Lajme aspak të mira vijnë nga infermieria e Real Madridit rreth lëndimit të Vinicius Junior.

Pas eleminimit nga Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve, Solari ka marrë lajmin tjetër katastrofal, shkruan Teleshkronja Post.

Bëhet fjalë për lëndimin e Vinicius Junior, i cili doli nga fusha duke qarë mbrëmë kundër klubit holandez Ajax.

Sipas analizave del se braziliani do të jetë jashtë fushave rreth 2 muaj, goditje e rëndë për klubin e Los Blancos.

Vinicius  ishte lojtari më i rëndësishëm i Real Madridit në vitin 2019, madje është edhe asistuesi më i mirë i klubit me 12 asistime.

It keeps getting worse for Real Madrid…

Posted by Bleacher Report Football on Wednesday, March 6, 2019

Loading...