perfaqesuesja-e-kosoves-ne-futboll

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet e muajt shtatorë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

‘Dardanët’ do të presin në “Fadil Vokrri” Republikën Çeke derisa më pas do të udhëtojnë për tu ndeshur me kundërshtarin më të fortë të grupit, Anglinë.

E lajm i mirë për këto sfida është se do të jetë gati edhe mbrojtësi i Heerenven, Ibrahim Dresevic.

Futbollisti me prejardhje nga malësia sot ka marrë edhe pasaportën e Kosovës në shtetin ku ka lindur, Holandë.

Ai është në formë të jashtëzakonshme ku ka shënuar edhe gola shumë të bukur në Ligën Hollandeze./TeleshkronjaPost/

Loading...