Paris Saint-Germain po ka probleme të mëdha këtë fillim sezon me lëndimet e lojtarëve, ashtu si shumica e klubeve evropiane.

Rastësi apo mbingarkesë e lojtarëve, këtë nuk mund ta thotë askush me siguri, por ajo që dihet është se PSG do jetë pa Kylian Mbappe të pakten deri në fund të këtij muaji.

Kylian Mbappe – Neymar JR [PSG]

Gjithashtu edhe Neymar, i cili pati probleme me klubin, i cili dëshironte largimin nga kampionët francez, shkruan Teleshkronja Post.

Revista franceze L’Equipe ka shkruar se Mbappe dhe Neymar do jenë dy mungesat e mëdha të PSG për ndeshjen ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve me 18 shtatorë, pas 10 ditësh.

Megjithatë, pavarësisht mungesave trajneri Tuchel ka mjaftueshëm lojtarë për t’i zëvendësuar, si Di Maria, Mauro Icardi, Sarabia e plot yje të tjerë.

Edinson Cavani nuk dihet ende nëse do jetë i gatshëm.

Edison Cavani [PSG]

Në anën tjetër edhe Zidane ka probleme me lëndime, duke përfishirë Hazardin, James, Isco, Asensio dhe të tjerë.

Hazard edhe pse u ftua nga Belgjika, ai ka kërkuar leje që të kthehet në Madrid që të rikuperohet në 100 për qind të formës.

Luka Jovic edhe pse ishte shëruar nga dëmtimi, të shtunën me Serbinë ai pësoj prapë një dëmtim tjetër./GazetaTeleshkronja/

Eden Hazard [RealMadrid]
Luka Jovic [Real Madrid]
Loading...