Kur është finalja e Ligës së Kampionëve? 7 fakte rreth finales

Finalja e Ligës së Kampionëve për vitin 2019 kthehet në kryeqytetin spanjoll, Madrid, për herë të parë në nëntë vjet.

Për herë të parë që nga viti 2013 në finale nuk është të paktën një ekip spanjoll, që shënon përfundimin e dominimit në këtë garë dekadën e fundit.

Me Liverpoolin dhe Tottenhamin finalist, deri tek finalja e Ligës së Kampioneve, këtu është e gjitha që ju duhet të dini rreth edicionit 2019…

Kur është finalja e Ligës së Kampionëve?

Trofeu i Ligës së Kampionëve. (UEFA)

Ndeshja finale e Ligës së Kampionëve, i 27-ti në formatin e tij të tanishëm dhe gara e 64 ekipeve elitë të Evropës, do të zhvillohet më 1 qershor 2019.

Kush do të jetë në finale?

Për herë të parë nga viti 2008 do ketë një finale krejt angleze, hera e fundit ishte në 2008 Chelsea dhe Man United.

Liverpooli u kualifikua në finalen e Ligës së Kampionëve në mënyrë të bujshme duke u kthyer nga 3-0 për të mundur Barcelonën 4-0 në ndeshjen e dytë në Anfield të martën.

Tottenham mundi Ajaxin 3-2 në Amsterdam në mbrëmjen e së mërkurës, kur Lucas Moura përfundoi një hat-trick në kohën shtesë, për të kaluar tutje pasi përfundoi 3-3 në total (Spurs shkoj tutje falë golit si mysafirë).

Në vilin stadium do luhet apo do të mbahet?

Wanda Metropolitano, shtëpia e Atletico Madrid, do të presë finalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë, vetëm 18 muaj pas hapjes, raporton Teleshkronja Post.

Stadiumi ku do luhet finalja e Champions League 2019 në Madrid, Wanda Metropolitano. (Foto: SkySports)

Sa tifozë do të jenë në Wanda Metropolitano?

Kapaciteti i Wanda Metropolitano me 67,000 vende do të reduktohet në 63,500 për finalen e Ligës së Kampionëve.

Kush është kampion aktual i Evropës (Fitues i Champions League 2018) ?

Kampion në fuqi aktualisht i Ligës së Kampionëve është klubi i Real Madridit, i cili u bë i pari në histori që fitoj tre tituj rresht. Kundërshtari i Madrilenëve vitin e kaluar ishin Liverpool, të cilët janë gjithashtu edhe sivjet në finale.

Real Madrid janë kampionët aktual të Ligës së Kampionëve.

Cila është marrëveshja me biletat?

Tifozët e dy finalistëve të Ligës së Kampionëve do të marrin rreth 17,000 bileta secili, pak më shumë se gjysma e 63,500 të reduktuar në Wanda Metropolitano.

UEFA ka konfirmuar se 4,000 bileta do të vihen në dispozicion të publikut të gjerë, ndërkohë që 25,500 bileta të mbetura “i ndahen komitetit lokal organizues, UEFA-s dhe shoqatave kombëtare, partnerëve tregtarë dhe transmetuesve”.

A do të përdoret video asistenca referuese (VAR) ?

Manchester United eleminoj PSG pas një penaltie nga VAR. (Foto: UEFA)

Ndeshja finale e Ligës së Kampioneve 2019 do të hyjë në histori si i pari që do të bëjë përdorimin e Video Asistentit për Referin.

Teknologjia, e prezantuar në fazat e eliminimit këtë sezon, ka qenë në qendër të një numri të incidenteve të profilit të lartë. UEFA padyshim do të përpiqet për përdorimin e saj pa ndërprerje./TeleshkronjaPost/

Loading...