Kur De Ligt u pyet: Messi apo Ronaldo ?

Mbrojtësi 19 vjeqarë, Matthij De Light dje ka përfunduar kalimin e tij prej Ajaxit drejtë klubit italian Juventus për shifren prej 75 milion euro + bonuse.

Një shtytje këtij transferimi i dha Cristiano Ronaldo, i cili pas finales në Ligën e Kombeve i tha De Ligt eja tek Juventus.

Disa ditë më pas ish-mbrojtësi i Ajax tregonte se si fanella e tij e parë kur ishte i vogel ishte e Cristiano Ronaldos dhe tregonte admirimin për të.

Momenti kur Ronaldo pyet De Ligt të bashkohet me Juventusin.

Por, një video e cila po qarkullon në internet, e cila i përket disa viteve më parë kur De Jong dhe De Ligt ishin tek Ajax ka befasuar tifozët e Juves.

Ajax vs Juventus, çerek-finalja e Champions League kur u përballen për herë të parë Ronaldo dhe De Light.

Në pyetjen ku duhet të zgjedhë mes Lionel Messit dhe Ronaldos, De Ligt pa menduar shumë zgjedhë të parin, shkruan Teleshkronja Post.

Frenkie De Jong lexon pyetjen nga laptopi: “Ronaldo apo Messi?”

Matthijs De Ligt:”Mmm…Do ta zgjedhë Messin.”

Në anën tjetër ish-bashkëlojtari i tij tek Ajax, Frenkie De Jong iu bashkua klubi të Barcelonës./TeleshkronjaPost/

Loading...
Loading...