Klubi nga kryeqyteti spanjoll, Real Madridi ka vazhduar stërvitjet në Montreal në Kanada për parasezonin 2019-20.

Që nga dita e parë në parasezon janë grumbulluar edhe ardhjet e reja, 18-vjeçarët, Rodrygo Goes dhe Takefusa Kubo, të dy nënshkrime të kësaj vere.

Në stërvitjen e së premtes, Takefusa Kubo dhe Rodrygo Goes kanë treguar klasin e tyre, ashtu si edhe Luka Jovic.

Reali tashmë që nga arritja në Kanada ka përfunduar 3 seanca stërvitore, ndërsa më poshtë mund t’i shikoni videot e publikuar nga Reali në rrjetin social “Twitter”.

Gjithashtu duhet përmendur fakti se Real Madridi po zhvillon stërvitjet nën urdhërat e zëvendëstrajnerit, David Benttoni, pasi Zidane ka udhëtuar në Spanjë për arsye personale siç ka njoftuar Real Madridi.

Francezi pritet të kthehet pak para 20 korrikut para ndeshjes miqësore me Bayern Munich./TeleshkronjaSport/

Loading...