Kryetari Lladrovci përkrahë protestën, ja mesazhi i tij

Loading...

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se sot ishte ditë e rëndë pasi u manifestuan zhgënjimet e çdo qytetari të Drenasit, ndaj rastit të abuzimit të vajzës së mitur.

Lladrovci ka reaguar në facebook, duke bërë të ditur se edhe ai qe pjesëmarrës në marshin e sotëm kundër përdhunimeve pas rastit ku dyshohet se janë të involvuar edhe njerëz nga tre profesione të cilat gëzojnë besimin e secilit qytetar

”Sot, ishte një ditë e rëndë për të gjithë neve, ishte ditë e manifestimit të zhgënjimit qytetar në Drenas, ndaj rastit të abuzimit të vajzës së mitur, nga njerëzit e tri profesioneve që gëzojnë besimin e secili qytetar.

Së bashku me qytetarët e mi, me nxënësit, shpreha qëndrimin tim qytetar, ndaj rastit të pashembullt në vendintonë, ndaj abuzimit të të miturës, si një nga plagët më të rënda për një vajzë.

Ishte ditë e rëndë sepse, rrugëve të komunës tonë, shprehëm solidaritet me vuajtjet e vajzës së abuzuar si dhe të familjes së saj,Ishte ditë e shprehjes së pakënaqësisë ndaj veprimeve të një arsimtari,ishte ditë, e shprehjes së pakënaqësisë ndaj veprimeve të një polici,ishte ditë e shprehjes së pakënaqësisë ndaj veprimeve të një mjeku,për të mos u përsëritur kurrë, askund,për t’u trajtuar dhe vlerësuar në pajtim me ligjet në fuqi.
Shpërdorimi i detyrës nga një individ, nuk guxon të na lëkund besimin tonë në arsim, polici, mjekësi e as prokurori, profesione të çmuara dhe të respektuara nga të gjithë qytetarët.

Në këtë rast, presim sa më shpejt, organet gjegjëse të japin vendim për çfarëdo shkelje të detyrave apo përgjegjësive që bien ndesh me ligjin, nga të gjithë personat e implikuar në rastin e abuzimit.

Komuna jonë, qoftë e fundit që ka përjetuar një shembull të tillë tragjik për vajzën, për familjen e saj dhe të gjithë neve!”

Sot, ishte një ditë e rëndë për të gjithë neve, ishte ditë e manifestimit të zhgënjimit qytetar në Drenas, ndaj rastit…

Posted by Ramiz Lladrovci on Friday, February 8, 2019

Loading...