KRENARI: Federata Botërore e Xhudos ndërton statujë për Majlinda Kelmendit

Qika e Artë nga qyteti i Pejës tashmë është legjendë e gjallë e sportit kosovarë dhe xhudos botërore.

Sot gjatë ditë trajneri i xhudos, Driton Kuka e ka konfirmuar që medalistja e artë e Lojërave Olimpike Rio 2016, Majlinda Kelmendit do t’i ngritet një statujë e bronztë.

Kjo u bë e ditur sot nga Kuka përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, raporton Teleshkronja Post.

“Federata Botërore e Xhudos gjegjësisht Presidenti Vizer ka vendosur që për Majlindën të angazhojë artistët më të njohur në Botë për të punuar statujën e bronztë për Kampionen tonë Olimpike”

Xhudistja Majlinda Kelmendi gjatë stolisjes me medalje të artë në “Rio 2016”.

Lexoni postimin e plotë nga Driton Kuka në rrjetin social Facebook:

“Çdo gjë do kryhet sa i përket anës financiare nga Federata Botërore, unë po kërkoj mendime të hapura ku të vendoset Statuja ndonjë vend meritor në vendin tonë.

Shpresoj që për Majlindën të ndahet një vend meritor dhe i duhur për kryeveprën që do vijë nga New York së shpejti ..”, ka shkruar Kuka.

Loading...
Loading...