Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo fiton gati tri herë më shumë se çdo lojtar tjetër në Serie A, sipas një krahasimit të bërë kohët e fundit.

Ai aktualisht është e ruajtur lehtësisht pozitën e tij si futbollisti më i paguar në futbollin italian dhe si një ndër më të paguarit në botë.

Sipas shifrave të publikuara nga Gazzetta dello Sport, ylli i Juventusit i fiton 31 milionë euro në vit, apo 23 milionë euro më shumë se lojtari i dytë më i paguar në ligë, Matthijs de Ligt.

Qendërmbrojtësi i blerë këtë verë nga Ajaxi pa pagë vjetore në vlerë 8 milionë euro, plus 4 milionë të tjera bonuse, shkruan Teleshkronja Post.

Vetëm për të bërë një krahasim, Portugezi (i cili mbledh 31 milion euro neto në vit) fiton në një sezon aq sa Parma harxhon bruto për të gjithë vitin.

Një tjetër ardhje në Serie A këtë verë është në vendin e tretë, Romelu Lukaku, i cili i fiton 7.5 milionë euro në vit, plus 1.5 milionë të tjera bonuse.

Këto janë pagat që i jep Zonja e Vjetër për lojtarët aktual:

Loading...