Kosova – Bullgaria, formacionet e mundshme / Foto

Sot, me 25 mars 2019, Kosova do të debutojë në kualifikime për Kampionatin Evropian Euro 2020, si nikoqire e Bullgarisë në Prishtinë në Grupin A.

Përfaqësuesja Kosovës e pret Bullgarinë në Stadiumin “Fadil Vokrri”, në atë që është ndeshja e parë kualifikuese për Kampionat Evropian në histori.

Takimi fillon në orën 20:45, biletat për të cilën janë shitur brenda pak orësh, me tifozët “Dardanët” që po i japin përkahje të madhe lojtarëve.

Pas një barazimi për shumë kë befasues kundër Danimarkës, por jo nëse e keni parë lojën në miqësoren e javës së kaluar, verdhekaltrit do të kërkojnë ta zgjasin ecurinë pa humbje në 12 ndeshje kundër Bullgarisë, e cila e nisi ciklin kualifikues me barazim 1-1 kundër Malit të Zi.

Në Grupin A janë: Anglia, Kosova, Republikën e Çekisë, Mali i Zi dhe Bullgaria.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, tha dje në një konferencë për media para lojës se përballja me Bullgarinë do të jetë më e vështira për Kombëtaren kosovare që prej se ai mori drejtimin e saj para një viti.

“[Bullgaria] ka eksperiencë të madhe në kualifikimeve dhe nëse e krahasojmë do te jetë shumë më e vështirë se kundërshtarët që kemi pasur deri më tani”, tha ai.

Pas një fushate arsyeshëm zhgënjyese për kualifikime në Kampionatin Botëror 2018, të parën në histori të saj që prej pranimit në UEFA e FIFA, Kosova ka bërë përparim të madh në vitin e fundit.

Formacioni i mundshëm Kosova vs Bullgaria :

Verdhekaltrit ishin ndër ekipet e veçuara në Ligën e Kombeve, turneun inaugurues të UEFA-s, duke u promovuar nga Liga e fundit D, në Ligën C, si dhe duke siguruar një vend në pay-off për kualifikim në EURO 2020 përmes një rruge alternative.

Megjithatë, Challandes dhe të tjerët e dinë se niveli i futbollit në Ligën e Kombeve – më i ulëti në të cilin Kosova mori pjesë – dallon shumë me nivelin e futbollit që vendi do të duhet të përballët në grupin e saj kualifikues. Kosova, e renditur e 130-ta në FIFA, do t’i sfidojë Kombëtare të renditura shumë më lart se ajo, si Anglia (5), Republika e Çekisë (42), Mali i Zi (44) dhe Bullgaria (46)./TeleshkronjaPost/

Loading...