bernard challandes

Selektori zviceran i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shfaqur para gazetarëve një ditë para ndeshjes me Anglinë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

“Frikë nuk është fjala e duhur ta përdorim, por duhet të jemi realist, rezultatet e tyre të fundit janë 5-0, 1-5, 4-0. Ne jemi Kosova, ekipi më i vogël në grup, patjetër se duhet të kemi respekt”, u shpreh Challand.

“Asnjëherë s’kemi menduar se pas katër ndeshjeve në këtë grup, do të luajmë kundër Anglisë për të diskutuar vendin e parë”.

“Është e qartë se do të jetë ndeshje e vështirë, por është mundësi e mirë për ekipin tonë për të parë cila është elita e futbollit evropian”.

“Kur kemi qenë në tërheqje të shorit, gjithë kanë thënë Anglia e para, Çekia e dyta, e më pas tjerat, askush s’ka menduar për Kosovën, Por jemi këtu dhe kemi rast për të luftuar për kualifikim deri në ndeshjen e dytë kundër Çekisë”.

“Është në filozofinë time që të ëndërroj, në të kundërtën s’duhet të ishim këtu. Do të shohim nesër çfarë mund të bëjmë e s’mund të bëjmë, sido që të jetë kjo është e mirë për Federatën, për të gjithë”.

Challandes shpreson që lojtarët e tij të bëjnë lojë të mirë dhe të kenë mundësi të mbajën topin në këmbët e tyre, pasi sic ka thënë ai – “Anglia s’ta lejon topin”.

“Pikëpyetja ime është nëse do të jemi ën gjendje të ruajmë topin, të jemi në gjendje të ndërtojmë aksione për të krijuar raste. Por për të ndërtuar aksione duhet që Anglia të na lejojë topin”, u shpreh ai.

“Kane, Sterling, Rashford, edhe edhe edhe… sepse ka shumë lojtarë të këtij niveli dhe do të jetë shumë e vështirë për t’u përballur me ta. Por, kundër tyre nuk duhet të luajmë vetëm me repartin defensivë, por të krijojmë lojë me tërë ekipin. Ideja jonë është që të provojmë të luajmë, e jo të mbyllemi në fushën tonë. Por të luajmë sepse nuk është mirë të mbyllemi herë nga njëra anë e fushës e herë nga tjetra. Shpresojmë që të jemi në gjendje të luajmë kundër Anglisë, shpresojmë që të jemi një kundërshtar i vërtetë, sado i vogël por të paktën të jemi një kundërshtar në fushë dhe të krijojmë lojë ndaj tyre, sepse është e qartë se Anglia ka lojtarë kualtitativ, siç i përmenda tjerët më herët por edhe Sancho që mund të jenë të rëndësishëm në këtë ndeshje”, u shpreh ai.

Loading...