Komenti i Shaqirit pasi Hadergjonaj zgjodhi Kosovën

Ish-lojtari i kombëtares zvicrane, Florent Hadërgjonaj është lojtari i fundit që ka zgjedhur të vesh fanellën e Kombëtare së Kosovës.

Klubi ku luan tash lojtari më i ri i Kosovës ka rënë nga Premier Liga angleze dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Championship (ligën e dytë angleze).

Ylli i Huddersfield Town gjatë javës së kaluar, ka njoftuar se ka marrë pasaportën e Kosovës, dhe se për ndeshjet kualifikuese të qershorit do të jetë i gatshëm për t’i shërbyer trajnerit Bernard Challandes.

Për këtë lëvizje drejtë Kosovës ishte përfshirë edhe vëllai i Xherdanit, Erdini, i cili ka ndihmuar Hadërgjonajn të kompletojë lëvizjen e tij.

Postimi i 24 vjeqarit në Facebook me pasaporten e Kosovës dhe me kryetarin e FFK-së, Agim Ademin :

E për zgjedhjen e Kosovës, Hadërgjonaj është uruar nga shumë figura sportive, e në mesin e tyre edhe Xherdan Shaqiri, transmeton Teleshkronja Post.

Anësori i Liverpool, që me prejardhje është nga Kosova e që luan për Zvicrën, ka zgjedhur Instagramin për të uruar Hadërgjonajn.

Ky është komeni i Xherdan Shaqirit në Instagram në foton e Florent Hadergjonajt :

“Shumë suksese broshi. Ishallah me shumë shëndet. E merituar”, ka shkruar Shaqiri.

Komenti i Xherdan Shaqirit në foton e Hadergjonajt në Instagram.

Anën tjetër ylli gjilanas, Xherdan Shaqiri dhe klubi i tij Liverpool është kualifikuar në finalen e Champions League pas fitores madhështore ndaj Barcelonës në Anfield Road javën e kaluar, ndeshje në të cilen Shaqiri dhuroj një asistim tek goli i tretë.

Me 1 qershor Liverpool luan finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenham në Wanda Metropolitano./TeleshkronjaPost/

Loading...