Loading...
Dy ditë më parë Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri thirri mbledhjen e jashtëzakonshme për sot për bashkimin e dy Mitrovicave, të jugut dhe të veriut.
Sot në këtë mbledhje është miratuar me shumicë votash kërkesa e kryetarit të Komunës Jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri, raporton Teleshkronja Post.
Vendimi që u mor sot është ndryshimi i Ligjit 03/L401 për kufijtë administrativ të Mitrovicës me qëllim të bashkimit të qytetit.
Pro këtij vendimi kanë votuar gjithsejtë 31 asamblistë.
Kjo kërkesë e Agim Bahtirit ka ardhur pas dorëheqjes së Goran Rakiqit nga posti i kryetarit të komunës veriore të Mitrovicës.
Loading...
One thought on “KK i Mitrovicës voton pro kërkesës së Agim Bahtirit për bashkimin e Mitrovicës”