Atleti i arteve marciale të përziera dhe ylli i UFC, Khabib Nurmagomedov dhe Dustin Poirier kanë kryer të gjitha përgatitjet para meçit të tyre dhe tashmë janë gati.

Atleti çeçen dhe ai amerikan do të ndeshen mes vete mbrëma në kërkim të titullit në kategorinë e peshave të lehta në UFC, i cili mbahet nga Khabib.

Kjo përballje e arteve të përziera marciale, ‘UFC 242’, do të zhvillohet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe më 7 shtator 2019.

Ndeshja kryesore ne mes Khabibit dhe Poirierit pritet te filloje ne oren 18:00 me oren e Europes.

Të dy luftëtarët kanë kryer të gjitha përgatitjet, matjet dhe përballjen para meçit dhe kështu janë gati për këtë duel.

Sikurse Khabib, ashtu edhe Poirier u panë të relaksuar gjatë përballjes, ndërsa treguan respekt për njëri-tjetrin.

Ndryshe, Khabib ka një rekord prej 27 fitoreve dhe asnjë humbje, ndërsa Poirier ka 25 fitore dhe pesë humbje.

Loading...