Kastriot Rexha shenon kunder Santa Colomas dhe dergon Niklin tutje ne Champions Leageu

Klubi kampion i Super Ligës së Kosovës, KF Feronikeli ka siguruar raundin e parë në Ligën e Kampionëve, pasi ka arritur të triumfojë në finalen parakualifikuese përballë FC Santa Coloma.

“Industrialistët” në një ndeshje aspak të lehtë dhe me një lojtar më pak në fushë, kanë arritur të përmbysin kampionët e Andorras, për të fituar me rezultat 2-1.

Pjesa e parë përfundoj 0-0 me dominim nga Feronikeli, por pa konkretizim të rasteve në portë, raporton Teleshkronja Post.

Ndërsa pjesa e dytë nuk nisi aspak mirë për djelmoshat e Zekirja Ramadanit, ku Yll Hoxha u ndëshkua me karton të kuq në minuten e 50″.

Më pas vetem pas 2 minutave Nikli u gjend në disavantazh pas super golit nga Santa Coloma.

Por me këtë gjendje nuk u pajtuan lojtarët vendas, ku reaguan me golin e Mevlan Zekës dhe atë të Kastriot Rexhës.

Festa e Mevlan Zekës pas golit të barazimit. (Foto: KF Feronikeli)

Golat e fitores u shënuan nga Mevlan Zeka fillimisht me një super gol duke barazuar rezultatin 1-1.

Ndërsa sulmuesi më i mirë në Kosovë, Kastriot Rexha e vulosi fitoren e klubit nga Drenasi pas golit me kokë për 2-2:

Loading...