Kf ballkani-trepca

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Trepçës ’89, e vlefshme për javën e javën e 4-t të Superligës së Kosovës në futboll.

Ekipi nga Theranda ka shkuar në pushim me epërsi prej 2-0, transmeton Teleshkronja Post.

Fillimisht pas vetëm 20 sekondash, golin e parë e shënoi Artur Magani, ndërsa në minutën e 12-të, Blend Baftiu shënoi për 2:0, duke e shfrytëzuar një gabim të portierit Arben Beqiri.

Në anën tjetër, skuadra mitrovicase nuk krijoi asnjë rast të mirë për të shënuar gjatë pjesës së parë.

E pjesa e dytë ishte krejtësisht ndryshe, pavarësisht se A.Hoxha shënoj dhe ngriti avantazhin në 3-0, kjo nuk i demoralizoj mitrovicasit.

Shtatë minuta pasi shënoj Ballkani, reagoj Trepça 89, pasi skuadra mysafire, Trepça 89 shënoj gol përmes Arb Manajt nga penaltia.

Manaj gjithashtu shënoj golin e dytë përsonal në ndeshje dhe për ekipin.

Rezultati përfundimtarë: KF Ballkani 3-2 Trepça 89.

Pas kësaj fitoreje KF Ballkani ngjitet në vendin e parë në tabelë, të pakten përkohësisht me 8 pikë pas 4 xhirosh, ndërsa Trepça 89 është në vendin e 5 me 4 pikë./GazetaTeleshkronja/

Loading...