Juventus dhe Chievo, formacionet zyrtare

Loading...

Juventusi i Allegrit dhe Chievo i Di Carlo-s kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

“Zonja e Vjetër” është nikoqire e Chievos në ndeshjen e fundit të vlefshme për javën e 20-të të Serie A, e cila zhvillohet në Allianz Stadium nga ora 20:30.

Skuadra e Massimiliano Allegrit nuk di për humbje deri më tani këtë sezon dhe synon të vazhdojë serinë pozitive me një fitore ndaj Chievos në shtëpi.

Në anën tjetër, Chievo është në vendin e fundit në tabelë dhe larg formës së sezoneve të fundit, kështu që do të ishin të kënaqur me një pikë.

Allegri ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime edhe për shkak të mungesave, ndërsa trajneri i Chievos ka vendosur formacionin më të mirë të mundshëm.

Formacioni zyrtar i Juventus: Perin; De Sciglio, Rugani, Chiellini, Sandro; Bernardeschi, Emre Can, Matuidi, Costa; Dybala, Ronaldo.

Formacioni zyrtar i Chievo: Sorrentino; Bani, Rossetini, Tomovic, Depaoli; Hetemaj, Radovanovic, Kiyine; Giaccherini; Pellesier, Meggiorini.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *