Harry Kane me golin në minutat shtesë nga gjysma e fushës ia fiton ndeshjen Tottenham ndaj Juventus.

Takimi përfundoj me rezultat 2-3 për Tottenham, një ndeshje plot spektakël dhe gola të bukur.

Pjesa e parë ishte e mërzitshme me vetëm një gol nga Erik Lamela për Tottenham në minuten e 30’të.

Ndërsa pjesa e dytë ishte krejtësisht ndryshe, më gjallëruese. Mandzukic u largua nga loja për t’ia lënë vendin Gonzalo Higuain.

Me të hyrë në lojë, pas 10 minutash argjentinasi barazoj rezultatin në 1-1 në min. e 56’të, transmeton Teleshkronja Post.

Ndërsa Ronaldo vetëm 3 minuta më vonë kaloj në epërsi Juven pas një aksioni model i kurorëzuar nga ai.

Lucas Moura më pas e riktheu Tottenham në lojë me golin e tij pas 63 minutash lojë në Singapor.

Ndërsa qershia mbi tortë për Tottenham erdhi në minutat shtesë ku sulmuesi anglez, Harry Kane me super gol nga gjysma fushës ia siguroj fitoren klubit anglez:

Loading...