Joshua me rival të ri, 21 vjeçarin Daniel Dubois, kampioni i ri i peshave të rënda në Britani

Të shtunën në mbrëmje, bota e boksit kishte një hero të ri në peshat e rëndë, emri i të cilit është Daniel Dubois.

Daniel Dubois e habiti shtetin britanik me një goditje të dyfishtë fatale tek shoku i tij anglez, Nathan Gorman.

Londinezi vendosi vulën në raundin e pestë në O2 Arena të kryeqytetit – Londër – duke u bërë kampioni i padiskutueshëm britanik për peshat e rënda.

21-vjeçari tani ka regjistruar 12 fitore, me 11 knockouts në karrierën e tij profesionale, shkruan Teleshkronja Post.

Ndeshja me Gorman nuk ishte gjë e lehtë megjithatë, ai kishte një rekord si i pamposhtur në 16-0 nën rripin e tij para nokautit të shtunën mbrëma.

Gorman nuk kishte mungesë të mbështetjes në Londër mbrëmë megjithatë si kushëri, Tyson Fury ishte në ring për të ofruar mbështetjen e tij.

23-vjeçari ra nga në dysheme pas një goditje të dyfishtë taktike e dorës së fortë të djathtë nga fituesi, ‘Dynamiti’ Daniel Dubois.

Të dy, Tyson Fury dhe Gorman janë trajnuar nga ish-kampion i peshave të lehta, Ricky Hatton.

Britaniku Dubois u bë boksieri më i ri, cili e ka fituar titullin e peshave të rënda në Britaninë e Madhe në boks, 21 vjet e 10 muaj.

Një epokë emocionuese për boksierin e ri të Londrës ka filluar, dhe më shumë ka për të ardhur me siguri. /TeleshkronjaPost/

Loading...
Loading...