Gara nga ekipet italiane për Serien A 2019-20 pritet të jetë më interesantja e viteve të fundit, shkruan Teleshkronja Post.

Me Juventusin kampion absolut në Serien A dhe i përforcuar edhe më tepër këtë sezon me De Light, Rabiot dhe Ramsey, Napoli me Ancelottin dhe përforcime si Manolas në mbrojtje dhe me yjet tjerë, Mourinho ende beson se Interi ka shanse për titull.

Portugezi në një intervistë për Sky Sports u shpreh: “Këtë vit zi e kaltërit do ta fitojnë titullin, jam i sigurt për këtë.”

Mourinho me Interin mbahet mend për tripleten e famshme të vitit 2010, ndërsa Interi këtë sezon ka emëruar trajner Antonio Conten dhe ka sjellë disa përfocime.

Ndërsa dje ka klubi nga Mliano ka vendosur që ta largojë nga kampi trajnues Mauro Icardin, këtë e ka njoftuar përmes një komunikate zyrtare.

Sa i përket të ardhmes së Mourinhos, ai ka thënë se nuk ka ardhur ende momenti dhe se po e pret klubin e duhur. Ai madje zbuloj se ka filluar të mësoj gjuhën gjermane.

“Në këtë moment po mësoj gjuhën gjermane. Skuadra e ardhëshme nga Bundesliga gjermane ? Jo, po mësoj gjermanisht sepse e dua këtë gjuhë. Unë flas spanjisht, anglisht, portugalisht, frengjisht, italisht. Por gjithësesi nuk e përjashtoj Gjermaninë.”

Loading...