james-rodriguez

James u thotë familjarëve se dëshiron rikthimin te Real Madridi

Mesfushori i Bayern Munichut, James Rodriguez thuhet se kërkon rikthimin te klubi i tij amë, Real Madridi.

Ylli kolumbian është duke kaluar sezonin e dytë te Bavarezët si i huazuar nga Mbretërit e Spanjës.

Megjithatë, e ardhmja e tij ka qenë gjithmonë e diskutueshme dhe tani si duket kanë filluar edhe më shumë thashethemet.

Rodriguez nuk po kalon kohë të mira me trajnerin Niko Kovac dhe mendohet se ka shprehur dëshirën për rikthim në Santiago Bernabeu.

Sipas mediumeve spanjolle, Rodriguez ka shprehur dëshirën për rikthim pa marrë parasysh se kush është në drejtimin e Realit.

“Dua të kthehet pa marr parasysh se a është Santiago Solari, Jose Mourinho apo Antonio Conte”, thuhet t’i ketë thënë James familjarëve të tij, raporton Okdiario.

Kolumbiani është momentalisht jashtë fushave shkaku i një lëndimi, por mesazhi i tij për rikthim mendohet të merret me pozitivitet nga drejtuesit e Realit.

Bayerni ka opsionin e blerjes përfundimtar të James për 42 milionë euro, por dëshira e lojtarit është të mbyll aventurën me Bayernin dhe të rikthimet te Reali më 2019.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published.