James Rodriguez është duke shijuar një fillim të ri në Real Madrid pas një verë bisedimesh të vazhdueshme për largim nga klubi.

Kolumbiani mundohet të rizbulojë formën që i fitoi shumë admirues si në Kupën e Botës 2014, ashtu edhe në sezonin e tij të parë me Los Blancos ku shënoi 17 gola dhe asistoi 18 nën Carlo Ancelottin.

Sidoqoftë, vazhdimësia e tij në Estadio Santiago Bernabeu ndryshoi me emërimet e Rafael Benitez dhe më pas Zinedine Zidane si kryetrajner.

Mungesa e mundësive nën Zidanen shkaktoj huazimin e James, ku ai kaloi dy vjet në hua tek Bayern Munich para se të kthehej në kryeqytetin spanjoll këtë verë.

Mesfushori, përkrah Gareth Bale, ishte një nga ata lojtarët që pritej të shitej, por Real Madrid nuk mori asnjë ofertë që i konsideronte të pranueshme dhe kështu ai qëndroi.

Tani, një James pozitiv dhe ambicioz është rikthyer në fushat e stërvitjes në Valdebebas dhe ai po bën përshtypje Mister Zinedine Zidanes, transmeton Teleshkronja Post.

Trajneri francez i dha disa minuta kundër Real Valladolid dhe, tani që është rikuperuar nga dëmtimi, James është në radhë të paraqitet kundër Levante të shtunën.

Ashtu si Bale, James mund të provojë të jetë një anëtar i dobishëm i skuadrës së Real Madrid këtë sezon pasi pothuajse u tregua nga dera e daljes./TeleshkronjaPost/

Loading...