Ndoshta marketingu më i madhë për futbollin e Kosovës është bërë gjatë këtij muaji shtatorë, falë paraqitjeve mbreslënëse ku shkuam deri në 15 ndeshje pa humbje.

Natyrisht e gjithë kjo rreth futbollit të Kosovës ka qenë temë diskutimi në mbarë mediat evropiane gjatë javës së fundit.

Arsyeja pas kësaj qëndron sepse “Dardanët” luajtën kundër Anglisë, ku edhe pse u mposhtën treguan lojë shumë të bukur dhe karakter të lartë në fushë.

Suksesi i futbollistëve ka bërë jehonë të madhe dhe ka rrëmbyer zemrat e shumë tifozëve të vendlindjes së futbollit, Anglisë.

Mediumi apo televizioni anglez, ITV ka bërë një reportazh emocionues për Kombëtaren e Kosovës, transmeton Teleshkronja Post.

Ata kanë thurur me video historinë e përgjakshme, ndërhyrjen e NATO-s dhe krijimin e ekipit kombëtar nëpër fazat tranzitore që ka kaluar.

Këtë video reportazh mund ta ndiqni më poshtë, i cili është realizuar nga televizioni ITV.

Loading...