veteranet e luftes ne protestes per ligjin e pagave

Ish-luftëtarët e UÇK’së thirrin protestë me 15 shkurt

Loading...

Ish-pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar protestë, për mos trajtim të barabartë me kategoritë e tjera sociale në Ligjin e ri për paga.

Veteranët, invalidëd dhe familjet e dëshmorëve konsiderojnë se nuk po vlerësohen sa duhet vlerat e kësaj kategorie në ligjin e ri të miratuar javëne kaluar, raporton Teleshkronja Post.

Shqetësim i veqantë është cekur pensioni minimal, gjithashtu mos marrja e pensioneve nga ata veteranë që janë të punësuar, duke theksuar se nuk duhet të privohen nga kjo e drejtë.

Protesta sipas njoftimit do mbahet me 15 shkurt në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, siç thuhet në njoftim.

Organizatorë me emër të pëveçshëm nuk është cekur, por si grup bashkëluftëtarësh që e kanë organizuar protestën, këtë e ka konfirmuar z.Ali Gashi përmes një komunikimi me portalin Teleshkronja Post.

Postimi i plotë i një ish-ushtari të UÇK’së :

THIRRJE PËR PROTESTË
Është hera e parë në jetën time që do të marrë pjesë në protestë!
Kjo protestë ka për qëllim që t’i kthehej dinjitetin vlerave të luftës dhe që të mos konsiderohen
vlerat e luftës si rendi i fundit i kësaj shoqërie të pas luftës.
UÇK-ja është më meritorja për shtetin e Kosovës; familjet e dëshmoreve, invalidët e luftës,
veteranet e vërtet të luftës, familjet e martirëve, familjet e të zhdukurve, këto kategori janë
themeli më i fuqishëm i shtetit tonë. Ne vendosëm të mirën e popullit, para të mirave dhe
përfitimeve personale. Ne vendosëm të japim jetën për Kosovë!
Sikur të mos ishte UÇK-ja sot nuk do të mund të merrnin paga të mira as deputetet, as mjeket, as
mësimdhënësit, as policët, as posta, as aeroporti, as trusti, as gjykatësit, as prokurorët, as
shërbyesit civil, as ministrat, etj, etj.
Pa UÇK-në nuk do të kishim as liri e as shtet!
Prandaj, mos të keqpërdoret modestia e ushtarëve të UÇK-së. Ne jemi shoqëria më e disiplinuar
e shtetit tonë; kurrë telashe nuk i kemi nxjerr Kosovës, dhe në qoftë së janë fryrë listat e
veteranëve, atëherë nuk jemi fajtor ne, veteranet e vërtet, sepse ato u frynë nga politika e vendit,
ata që vunë përfitimet para parimeve!
Unë mendoj që familja e dëshmorit duhet ta ketë pagën më të madhe se të deputetit, flijimi i jetës
është mesazh më i madh se fjalimet pa rezultate në foltore! Invalidi i luftës duhet ta këtë pagën
më të madhe se të profesorit, mësimin për atdhedashurinë e dha duke lënë gjymtyrët e veta!
Veterani duhet ta këtë pagën më të madhe se të policit; morëm një detyrë në kohën kur rreziku
ishte në çdo anë!
Të gjithë jemi dëshmitar të grevave të fundit, të cilat rezultuan në rritje pagash. Në seancën e
kuvendit kur u vendos për rritje të pagave për të gjithë sektorët, askujt nuk i ra ndërmend për
kategoritë e luftës.
Për më keq, ditëve të fundit po proklamohet nga Qeveria se veteranët janë pengesa kryesore pse
nuk mund të rritet paga minimale në Kosovë.
Ky është një ofendim për të gjithë ata që vendosën të japin jetën për këtë vend e këtë popull.
Është një fjalë popullore kur thotë: “Fëmija për pa qajt, as nëna nuk i jep gji”. Është e
dhimbshme që veteranët të bëhen të “qajnë”; veteranët të cilëve ndër të fundit ju ofrua
mbështetje sociale, veteranëve të cilët nuk u ndihmuan të integrohen në jetën civile, siç ndodh
kudo në botë, veteranëve, të cilët nuk u mbështetën me skema shkollimi, veteranëve të cilët nuk u
mbështetën me skema punësimi.
Nuk po kërkojmë lëmoshë, por duam RESPEKT!
Prandaj, ju bëjë thirrje të gjitha kategorive të luftës që të merrni pjesë në protestën që do të
mbahet me dt. 15. 02. 2019 në ora 12:00 në sheshin Skenderbeu në Prishtinë, protesta do të jetë
paqësore.
KJO PROTESTË KËRKON SENSIBILIZIMIN E PASTRIMIT TË LISTAVE TË VETERANËVE,

DHE TRAJTIMIN ME DINJITET TË KATEGORIVE TË LUFTËS!

Me respekt
Ali Gashi ushtar i brigades 113 Mujë Krasniqi zona e Drenicës.”

THIRRJE PËR PROTESTËËshtë hera e parë në jetën time qe do të marrë pjesë në protestë, protesta ka për qellim qe ti…

Posted by Ali Gashi on Monday, February 11, 2019

Gjithashtu me Ligjin i cili u miratua në Kuvendin e Kosovës para pak ditësh janë shprehur të pakënaqur edhe Shërbimi Korrektues i burgjeve duke mbajtur grevë një orë sot në mëngjes, Sindikata e RTK’së dhe disa kategori tjera, madje kanë kërkuar nga presidenti Thaçi që Projektligji të kthehet në Kuvend./Teleshkronja Post/

Loading...