Isa Mustafa i gezohet lirimit te Sylejman Selimit

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, thotë se e ka gëzuar lirimi i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm, Sylejman Selimit.

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri është liruar sot me kusht, e këtë e ka përshëndetur kryetari i LDK’së.

Ish-kryeministri Mustafa gjithashtu i uroj shëndet Gjeneralit Selimi :

“Më gëzoi lajmi për lirimin e gjeneral Sylejman Selimi. Gjeneral Selimi dha një kontribut të veçantë në luftë dhe në paqe”, thuhet në një postim të Mustafës.

Sylejman Selimi, të premten është liruar me kusht. Ai, sipas aktvendimit të Panelit për Lirim me Kusht. Ai ishte dënuar me vendim të plotfuqishëm me 7 vjet burgim për krime lufte në një nga rastet e njohura si “Drenica”.

Selimi, sipas vendimit për lirimin e tij me kusht, nuk paraqet rrezik për të përsëritur veprimet për të cilat e ka dënuar Gjykata Themelore e Mitrovicës dhe janë vërtetuar deri në Supreme.

Loading...