Interi fiton minimalisht kundër Empoli / VIDEO

share

Interi e ka mposhtur 1-0 Empolin të shtunën në Carlo Castellani, duke e regjistruar fitoren e tretë minimale radhazi, si dhe i është afruar Napolit në vendin dy pikë në vendin e dytë në renditjen tabelore.

Skuadrës së Luciano Spallettit përsëri i ka mjaftuar vetëm një gol për t’i fituar tri pikë të plota, pasi pas fitoreve minimale Udineses dhe Napolit, e ka mposhtur edhe Empolin 1-0.

Një pjesë e parë, e dominuar nga Interi në posedim por pa raste dhe me vetëm një goditje në portë nga vizitorët dhe asnjë nga vendasit, padyshim se u mbyll pa gola.

Megjithatë, zikaltrit e morën më seriozisht pjesën e dytë dhe nga pesë goditje në kornizën e portës së Empolit, shënuan një herë, atë që ishte goli i fitores.

Keita Balte me një goditje nga brendia e zonës shënoi në qoshe duke ia siguruar Interit tri pikë tjera një çerek ore para fundit.

Interi përforcon pozitën e tretë me 39 pikë, tetë më shumë se Lazio në vendin e katërt, dy më pak se Napoli në vendin e dytë dhe 14 më pak se lideri Juventus.

Empoli vazhdon të qëndrojë në vendin e 16-të me 16 pikë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published.