Inter kanë prezantuar fanelën e tyre të tretë për sezonin 2019-20 dhe është shumë e zezë, frymëzuar nga fanellat nga e kaluara dhe sponsorët e tyre ‘Pirelli’.

Kjo fanelë do të përdoret mbi të gjitha në Ligën e Kampionëve dhe bashkon “elementë të fanellave të tyre ikonike 1997-98 dhe 2009-10.

“Ndikimi i veshjeve ’97 -98, i veshur nga legjenda e Brazilit, Ronaldo, është veçanërisht e fortë me kthimin e një siluetë të zezë, të gjallëruar me stil nga zbukurime të verdha të ndritshme dhe detaje.”

“Ndërkohë, këmisha përfshin një jakë, siç ishte rasti në ’09 -10 kur ekipi fitoi një tripletë të paparë.”

Gomat e Pirelli kanë sponsorizuar Interin që nga 1995 dhe e zeza e tëra po kujton gomën e Formula 1, raporton Teleshkronja Post.

“E zeza dhe e verdha është gjithmonë një kombinim fitues dhe kompleti i tretë i Interit duket veçanërisht dinamik,” tha Pete Hoppins, Drejtor i Lartë i Dizajnit të Veshjeve të Nike Football.

“Ne kemi marrë frymëzim nga dy komplete të vjetra speciale, i kemi mbajtur gjërat në trend me temat e viteve 90 që po shohim në rroba rruge në këtë moment dhe rezultati është diçka që shpresojmë të tërheqë të gjithë tifozët.”

Fanela e prezantuar nga klubi italian.
Loading...