Inter fiton dramën në San Siro 3-2 kundë Milan / Video

share

Interi e ka fituar derbin Madonnina, duke e mposhtur 3-2 Milanin në “San Siro”.

Milani dhe Interi kanë dhuruar spektakël në “San Siro”, sfidë që përfundoi me pesë gola të shënuar, vetëm një fitues – ai është Interi.

Një gol u shënua në pjesën e parë, katër të tjera në atë të dytë.

Fillimisht, Matias Vecino shënoi për 1-0 në minutën e 3’, që doli të jetë rezultati i pjesës së parë.

Për 2-0 shënoi Stefan De Vrij në minutën e 51’, Milani reagoi përmes Tiemoue Bakayoko në minutën e 57’, duke ngushtuar epërsinë në 1-2.

Interi riktheu sërish epërsinë prej dy golave në minutën e 67’, ishte sulmuesi i ri argjentinas, Lautaro Martinez, ai që shënoi për 3-1 nga penalltia.

Por, Milani reagoi sërish menjëherë – duke ngushtuar epërsinë me anë të Mateo Musacchios në minutën e 71’, që shënoi për 2-3.

Në derbin e çmendur, ku dy skuadrat dhuruan spektakël, pati ende raste deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit, por portat nuk u tundën më dhe Interi fitoi 3-2 për të pushtuar pozitën e tretë me 53 pikë, dy më shumë se Milani.

Golat e takimit :

Loading...