inis neziri

Këngëtarja Inis Neziri, ishte pjesëmarrëse në një prej festivaleve të njohura të njohura në shtetin e Rusisë.

Vajza shqiptare ka mahnitur të gjithë me zërin dhe performancën e shkëlqyer, kështu mundi konkurrentët e tjerë dhe u rendit në vendin e parë, me 280 pikë.

Fituesja e “New Wave Festival 2019” ka pasur mbështetjen e Aurela Gaçe, Soni Malaj, Albi Nako, Eleni Foureira, Enada dhe Gerd Vaso.

Rikujtojmë se ajo për publikun njihet që nga ‘Gjeniu i vogël’, aty ku edhe fitoi po ashtu çmimin e parë në atë kompeticion, përcjellë Gazeta Teleshkronja.

Video nga performanca LIVE e Inis Nezirit në festival:

Loading...