Luka Modric te Inter? Një marrëveshje e tillë është ende e mundur, por jo e lehtë, pothuajse e pamundur për në merkaton e janarit.

Por nëse ai do të transferohet në Milano duhet që presidenti i Real Madrid, Florentino Perez dhe CEO i Interit, Beppe Marotta të nisin bisedimet serioze për këtë operacion.

Sipas shtypit spanjoll dhe “Corriere dello Sport” në Itali, Real Madrid nuk ka ndërmend të rinovojnë kontratën me mesfushorin kroat, e cila përfundon më 30 qershor 2020.

Me vetëm një vit e gjysmë të kontratës së mbetur dhe pas tre Champions League të fituar radhazi, Modric dhe agjentët e tij pritet të paktën të ri-diskutojnë marrëveshjen e tanishme, por me sa duket nuk do të ketë absolutisht një ri-nënshkrim tjetër.

Real Madrid, në thelb, dëshiron një shitje të lojtarit në qershorin e ardhshëm për të nisur sulmin për të blerë Mbappe dhe Eriksen. Normalisht që “Los Blancos” do të kërkojnë shumë për kroatin, por Interi po studion situatën dhe në sajë të Beppe Marotta, i cili mund të merret drejtpërdrejt me Perez.

Tashmë për të parë Modric te Inter nuk është më një utopi./Teleshkronja Post

Loading...