Mauro Icardi e ka thyer heshtjen e tij me një deklaratë nga rrjetet sociale, ku ka treguar dashurinë për klubin dhe vuajtjet që ka pasur.

Ai ka nënvizuar se ka mungesë respekti ndaj tij, nga disa drejtues që marrin vendime, duke harruar rrugën e gjatë që e ka bërë ai bashkë me këtë klub.

“Janë momentet më të vështira ato që tregojnë Dashurinë e vërtetë. Dhe në ato momente kam vendosur të qëndroj tek Interi, me Interin”.

“Kur kam dëgjuar që me golat e mi mund ta ndihmoja Interin të ishte më i fortë, për shumë gjëra”.

“Më i fortë sesa problemet e Fair-Play Financiar. Më i forte sesa vështirësitë, kur shumë mendonin se nuk ishim ndonjë skuadër kushedi se çfarë. Për Interin. Me Interin”.

“Dhe pavarësisht të gjithave, kam vendosur gjithmonë të qëndroj. Për dashurinë ndaj këtyre ngjyrave”.

“Kam refuzuar oferta që vështirë se një lojtar profesionist do t’i kishte refuzuar, aq me tepër në të tilla kushte”.

“Kam luajtur me dhimbje fizike që më bënin të qaja pas çdo ndeshjeje, dhe ne ditët në vazhdim”.

“Por kam insistuar gjithmonë të zbrisja në fushë, edhe kundër këshillës të mjekëve”.

“Sepse duke zbritur në fushë ia kam dal ta harroj çdo dhimbje, me të vetmin objektiv që të jepja gjithçka që mundesha për t’i ndihmuar këto ngjyra. Tek Interi, me Interin”.

“Iu kam treguar fëmijëve te mi që duhet ruajtur shpresa”.

“Iu kam treguar që të fitosh është e vështirë, por ta bësh me Interin ka një kuptim te veçantë, qe vetëm një interist mund ta kuptojë, dhe ndjejë”.

“Sytë e fëmijëve të mi nuk gënjejnë. Këtë dashuri për Interin e kanë mësuar në shtëpinë time”.

E kam realizuar ëndrrën time, kam realizuar ëndrrën e të gjithë interistave duke u kthyer në Ligën e Kampionëve , me skuadrën të cilën isha kapiten”.

“Sepse gjithmonë kam ndjerë dhe transmetuar dashuri për këto ngjyra”.

“I kam kundërshtuar gjithmonë ata që në mundësinë e parë, mundoheshin të largoheshin nga klubi”.

“Kam respektuar tifozët, shokët e mi, shoqërinë, dhe të gjithë trajnerët që kanë qenë gjatë qëndrimit tim këtu”.

“Kam bashkëpunuar me klubin, në fushë dhe jashtë, në futjen e çdo lojtari te ri, duke i treguar qe vetëm me pasion mund të arrinim objektivat tanë”.

“Unë e di çfarë është dashuria për Interin, dhe tifozët interistë e dine sepse me kanë parë kur kam vuajtur, qarë, luftuar dhe në fund duke u gëzuar për këto ngjyra. Tek Interi. Me Interin”.

“Por siç kam thënë me sipër, të gjitha sakrificat janë bërë për dashurinë ndaj këtyre ngjyrave, dhe duke i respektuar të gjithë”.

“Nuk e di nëse në këtë moment ka dashuri dhe respekt ndaj Interit apo ndaj meje nga disa që marrin vendimet”.

“Nuk e di nëse ka nga disa dëshirë për të vepruar dhe zgjidhur problemet vetëm dhe ekskluzivisht për dashurinë ndaj Interit”.

“Në një familje mund të ndodhin shumë gjëra, të bukura ose të shëmtuar. Dhe për dashurinë mund të durohet shumë, gjithçka. Por nuk duhet të mungojë kurrë respekti”.

View this post on Instagram

🙏 #MI9

A post shared by Μαυʀɸ Iϲαʀδι – MI9 (@mauroicardi) on

Loading...