Leganes 1-0 Real Madrid

Skuadra e Leganes e ka mposhtur Real Madridin me rezultat 1-0, por pavarësisht kësaj humbje Real Madridi është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Klubi i Real Madridit është në çerekfinale të Kupës së Mbretit (Copa Del Rey) me rezultat 3-1 pas dy ndeshjeve, raporton TeleshkronjaPost.

Leganes edhe pse ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes për të rikthyer rezultatin, nuk ja kanë arritur pasi që Reali ka ditur ta ruaj epërsinë që e kishte arritur një javë më parë në Santiago Bernabeu.

Në pjesën e parë Leganes ishin shumë më të mirë dhe arritën që të kalojnë në epërsi në minutën e 30-të me anë të Martin Braithwaite për rezultat 1-0, me të cilin rezultat përfundojë edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Real Madridi ioshin më kërkues dhe arritën që të rrezikojnë disa herë portën e vendasve.

Rasti më i mirë që Reali që të barazonte ishte në minutën e 89-të ku Brahim Diaz e goditi shtyllën.

Vlen të theksohet përformanca e shkëlqyer e Navas, i cili po e shfrytëzon në maksimum lëndimin e Courtois duke bërë disa pritje të jashtëzakonshme.

/TeleshkronjaPost/

Loading...