Hirving Lozano bëri mjaft ndikim në debutimin e tij në Serie A, duke shënuar për Napolin kundër Juventus jo shumë kohë pasi u fut nga pankina, përpara se të merrte lavdërime nga Cristiano Ronaldo.

Goli i tij e bëri rezultatin 3-2, duke e ngushtuar deficitin e Napolit në një gol se të arrinte të barazonte rezultain 3-3.

Juventus rrëmbeu me mjaftë mund fituesin në kohën e shtesë përmes një autogoli, por Meksikani foli për një moment të këndshëm pas ndeshjes me Ronaldon.

“Pas golit të tyre të fundit, ai iu afrua dhe më përgëzoi”, tha ai për TUDN.

“Ai më mirëpriti në Itali. Ishte diçka shumë e bukur, ai është një lojtar spektakolar, jashtë kësaj bote. Ishte diçka shumë e bukur.”

Pavarësisht rezultatit, Lozano komentoj ndeshjen, duke e quajtur shumë ndeshje e bukur, transmeton Gazeta Teleshkronja.

“Me të vërtetë më pëlqeu shumë loja sepse skuadra luajti shumë mirë dhe gjithashtu për të luajtur kundër lojtarëve të shkëlqyeshëm, jo vetëm Cristiano.”

Loading...