Një nga udhëheqësit më të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Heroi Mujë Krasniqi kujtohet shpeshë nga shokët e tij.

Megjithatë, kesaj radhe shoku i ngushtë i Mujë Krasniqit, Ali Gashi, bashkë me të cilin kanë marrë pjesë në shumë aksione gjatë viteve 1997-99 e kujtoj me një postim interesant.

Postimi i plotë i Ali Gashit, ku tregon historinë e veqantë me Komandant Kapuqin ku i kishte thënë që mos ta thërriste komandant:

SI MA TËRHOQI VËREJTJEN MUJË KRASNIQI, TË MOS E QUAJ KOMANDANT?

Në verë të vitit 1998 Muja emërohet komandant i brigadës 113 në zonën operative të Drenicës, pas dy tre ditësh një grup ushtarësh ishim bashkë me Mujë Krasniqin duke u kordinuar për disa aksione, në një moment unë desha ta pyes Mujën diqka dhe ju drejtova Mujës më fjalën komandant, e pash Mujën u skuq në fytyrë dhe vetëm heshti nuk i erdhi mirë që e quajta komandant, pas disa minutash Muja mua më mori me vete dhe u larguam nga grupi që ishim bashkë, dhe Muja ma tërheku vërejtjen dhe më tha: Ali kurrë më mos më quaj komandant ne jemi shokë tha, unë i thash:

Po ti komandant je, Muja më tha: Është dashur që dikush ta udhëheq brigadën por komandant mos më quaj ne jemi shokë.

Muja përveq që ishte trim i madh dhe veprimtaria e aksioneve dhe betejave të tij ishte shumë e madhe, Mujë Krasniqi ishte shumë modest dhe shok shumë i mirë, nuk i pëlqenin lavdatat, postet, komoditeti, por i pëlqente thjeshtësia dhe veprimet konkrete, ishte shumë i lidhur me ushtarët dhe kujdesej për ushtarët e tij sikur të ishte prind!

Loading...