Heroi i Hat-Trickut, Ronaldo”Kjo është arsyeja pse Juve më bleu”

share

Cristiano Ronaldo e di se ai po bëhet sinonim i Ligës së Kampionëve dhe Hat-Tricku i tij për Juventusin të martën shërbeu për ta përforcuar atë.

“Kjo është arsyeja pse Juve më solli, për të ndihmuar në netë magjike si kjo,” tha ai. “Atletiko janë një ekip shumë i vështirë për t’u përballur, por ne jemi shumë të fortë dhe kemi deshmuar se kemi merituar të kalojmë tutje”.

Atletico Madrid kryesoi 2-0 pas ndeshjes së parë dhe Ronaldo shënoi të gjitha tri golat për Juventus në fitoren e ndeshjes 3-0 për Juventusin në Torino për të shtyrë klubin e tij të ri tutje në 1/8 e finales.

Ai si zakonisht jep deklarata epike, përcjellë teleshkronjapost.info, padyshim një nga lojtarët më të mirë ndonjëherë, nëpërmjet Sky Sports ai tha :

“Duhej të ishte një natë e veçantë dhe jo vetëm për golat, por për ekipin dhe qëndrimin e tyre të pabesueshëm. Ky është mentaliteti që ju nevojitet në Ligën e Kampionëve dhe ne jemi në rrugën e duhur “.

Ende në rrugën e Juventusit janë Manchester City, Tottenham Hotspur, Porto, Manchester United, Ajax dhe dy të tjerë që mësohen nesër.

Lyon-Barcelona dhe Bayern Munich-Liverpool janë në program të mërkurën për të përfunduar qiftet çerekfinale./TeleshkronjaPost/

Loading...