Hazard për gabimin e Courtois: U mundua të më kopjoj mua, por është shumë i gjatë

share

Thibaut Courtois sigurisht nuk e kishte aspak ndeshje të mirë ndeshjen e fundit kundër kombëtares së Rusisë.

Pas disa javëve me probleme me Real Madridin, ish-lojtari i Chelseat duhet të ketë shpresuar për një pushim të kritikave me Belgjikën.

Courtois shkëlqeu me Djajtë e Kuq në Kupën e Botës “Rusia 2018,” duke fituar Dorën e Artë për pritjet dhe paraqitjet e shkëlqyera të tij, transmeton Teleshkronja Post.

Megjithatë, ai ka bërë ndoshta gabimin e tij më të madh në fanellën e Belgjikës natën e kaluar në ndeshjen kualifikuese të Euro 2020 kundër Rusisë.

Dhe pas ndeshjes, Hazard nuk mundi t’i rezistonte një ngacmimi të vogël tek portieri, të cilin ai mendon se ka shikuar disa video të driblimeve të tij.

Hazard me shaka u tha gazetarëve: “Thibaut Courtois shikon shumë video të veprimeve të mia dhe pastaj përpiqet të më kopjojë. Problemi është: ai është shumë më i gjatë se unë, kështu që nuk është aq e lehtë,” u shpreh belgu me shaka./TeleshkronjaPost/

Loading...