ramush haradinaj vizat zgjedhjet parlamentare 2019

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për procesin e liberalizimit të vizave.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se vendimi për liberalizimin e vizave, mund të merret në muajin tetor.

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-PSD për RTV 21 ka thënë se ky vendim mund të merret para zgjedhjeve të parakohshme.

“Jemi në proces. Mendoj se nuk ka mbet shumë. Tani në shtator do të vijë delegacioni i Mistrisë së Brendshme të Gjermanisë, në javën e parë ose të tretën. Nuk është çudi të merret në këtë vjeshtë, qoftë edhe para zgjedhjeve është i mundshëm, pra nuk është çudi. Në tetor besoj po se po”, ka thënë Haradinaj.

Në anën tjetër Partisë së Ramush Haradinajt pak para fushatës po i bashkohen figura të reja të jetës publike, aktorë si Jeton Zogjani, këngëtari Labinot Tahirit e figura tjera./Gazeta Teleshkronja/

Loading...