ramush-haradinaj

Haradinaj shpjegohet për buxhetin: 175 mijë euro u shpenzuan për 11-vjetor të Pavarësisë

Shumë debate rreth shpenzimeve, por kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se është më mirë t’i jepet fjala Qeverisë para se të nisë debat për temën e shpenzimeve.

Sa i përket fondit të ndarë nga rezervat shtetërore për festimin e 11-vjetorit të Pavarësisë me 17 shkurt, Haradinaj ka thënë se janë shpenzuar 175 mijë euro dhe jo aq so thuhet.

“Shuma e shpenzimeve është rreth 175 mijë euro, mjetet janë nda ma shumë por të gjitha tjerat kthehen në buxhet, unë kam kërkuar auditim për ta parë të vërtetën”, u shpreh i pari i AAK-së.

Ai ka thënë se në Kosovë ekziston një praktikë tashmë e vendosur që nga qeveritë e kaluara për shpenzimin e rezervave dhe thesarit shtetëror, dhe nuk ka diqka të re nga kjo qeveri.

Ai dha edhe statistika se sa kanë shpenzuar qeveritë e kaluara:“Në vitin 2016 kanë qenë mbi 8 milionë euro nga shpenzimet e parapara, në vitin 2017 janë shpenzu mbi 6 milion, e fola këtë më iu raportu se është një praktikë paraprake e qeverive të kaluara”, ka theksuar kryeministri.

Loading...