I pari i Qeverisë Ramush Haradinaj ka filluar takimin me dy këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel, me të cilin do të diskutojnë për temat e fundit, taksën dhe dialogun me Serbinë.

Haradinaj është duke u takuar me Jan Heker, këshilltari më i rëndësishëm për Politika të Jashtme i kancelares gjermane, si dhe këshilltari i saj për Ballkan, Matias Litenberg.

Para këtij takimi në Qeveri, të dy këta u takuan edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Ndërkaq, siç bëjnë të ditur mediat serbe, nesër gjatë ditës ata do të vizitojnë edhe Beogradin e do të takohen me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Loading...