Trajneri spanjoll thotë se portieri kosovar e ka ndihmuar Manchester Cityn të shkojë deri në finale të Carabao Cup, e cila do të luhet në Wembley.

Pep Guardiola ka folur për ndeshjen finale të Carabao Cup ndërmjet Manchester Cityt dhe Chelseat, e cila do të zhvillohet në stadiumin Wembley.

Trajneri spanjoll duket se është i pavendosur nëse në portë në këtë ndeshje do të jetë Arijanet Muriç apo Ederson, pasi portieri i parë, Kepa Arrizabalaga është i lënduar.

Përfaqësuesi kosovar ka shfaqur siguri të madhe se herë i është dhënë rasti në rundet paraprake, ndërsa i ka pritur dy penallti në çerekfinale në duel me Leicester Cityn.

“Do ta shohim, më duhet të mendoj për këtë. Arijaneti është një lojtar i rëndësishëm për faktin se jemi këtu ku jemi. Ai ishte i rëndësishëm në Leicester në gjuajtjen e penalltive. Ai ka qenë mjaft i mirë dhe ne kemi besim në të”, ka thënë trajneri Guardiola.

Loading...