Feronikeli kampion

Goli i Ylli Hoxhës që e shpalli kampion KF Feronikelin (VIDEO)

Skuadra nga Drenasi e ka fituar titullin e tretë në histori të tij pas fitores me rezultat minimal 1:0 ndaj Prishtinës sot, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

KF Feronikeli ka shënuar golin e parë dhe të vetëm kundër FC Prishtinës në minutën e 73′ të nga gjuajtja e lirë. Yll Hoxha e ka shënuar një super gol nga gjuajtja e lirë.

Ky ishte vendimtar për titullin e kampionit për klubin e Feronikelit, të cilës i duhej vetëm një pikë nga kjo ndeshje dhe të shpallej kampion, të cilen e arriti.

Në këtë ndeshje FC Prishtina kishte paraqitje të dobët dhe larg pritshmërive, pasi nuk arriti ta bëjë asnjë goditje në kornizen e portës.

Ky është super goli i Ylli Hoxhës nga goditja e lirë, e cila e zuri në befasi mbrojtjen dhe portierin e klubit Bardh e Kaltër.

KF Feronikeli me këtë fitore u shpall kampion i Super Ligës së Kosovës me 80 pikë, 5 më shumë se Prishtina./teleshkronjapost.info/

Loading...